MENU
klinika

"Legjioni i Nderit"

Kur presidenti francez dekoroi Esat Pashën

12.03.2021 - 15:52

        “Excelsior” ka botuar, të premten e 14 prillit 1916, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me dekorimin e Esat Pashë Toptanit nga presidenti francez, që Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Dje, Presidenti i Republikës (Raymond Poincaré) dekoroi Esat Pashën me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” në prani, të z. de Fontenay, ministrit të Francës në Shqipëri dhe z. Krajewsky, delegat francez në komisionin e kontrollit të Shqipërisë.

Presidenti i qeverisë së Shqipërisë u tregua i prekur thellësisht nga pritja që iu bë dhe falënderoi, duke shpresuar se po afronte momenti kur ai do të bëhej akoma dhe më i denjë, për simbolin e nderit që Franca i bëri.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mit'hat Frashëri për bashkëkombasit

“Ali Pasha ka thënë: dy shqiptarë janë shumë!”

Esat Pasha nga Durrësi, për "Le journal"

“Gjysma e shqiptarëve duan Austrinë, gjysma Turqinë”