MENU
klinika

Pas deklaratës së Erdoganit

Kurti pret ambasadorin turk, ja çfarë i premton Turqisë

01.03.2021 - 16:28

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti do të rishqyrtojë vendimin e qeverisë Hoti për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.

Deklaratat u dhanë në një takim me ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar në Prishtinë.

 “Rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas njoftimit të LVV-së, ambasadori turk e ka uruar Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se Turqia është e interesuar të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme.

“Kryeministri në ardhje, Kurti e informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohemi në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik”, thuhet tutje në njoftim.

Kryeministri Izraelit, në letrën e urimit, i ka thënë Albin Kurtit se do të ishte i lumtur ta mirëpriste në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Ndërkohë presidenti i Turqisë,  i shkroi Albin Kurtit duke ia kërkuar saktësisht të kundërtën, rishikimin e vendimit për vendosjen e ambasadës në Jerusalem.

“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj  se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, shkruhet ndër tjerash në letrën e presidentit turk.

Vendimi për hapjen e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jeruzalem ka ngjallur reagime të shumta edhe në arenën ndërkombatëre, veçanërisht në vendet islamike dhe BE, të cilët kanë kërkuar vendosjen e misioneve diplomatike në Tel Aviv, aty edhe ku gjenden përfaqësitë kryesore botërore.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!