MENU
klinika

Çfarë fshihet në listat e PD?

Kush janë figurat e njohura që nuk do të kandidojnë?

10.03.2021 - 13:39

Rreth 25% e anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike nuk do të jenë pjesë e listës për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

7 nga 28 anëtarët e kryesisë bashkë me sekretarët janë lënë jashtë garës për një vend në Parlament.

Ish-ministri i PD-së, Florion Mima, është një prej anëtarëve të kryesisë që nuk do të jetë pjesë e garës më 25 prill. Mësohet se ka qenë zgjedhje e z. Mima, i cili prej dy vitesh ishte angazhuar me kapacitete të plota për përgatitjen së bashku me bashkëpunëtorët të programit ekonomik.

Një tjetër emër i kryesisë që është lënë jashtë listës nga kreu i PD-së është Endri Hasa, i cili në zgjedhjet e 2017 ishte i dyti në listë. Po kështu, edhe z. Hasa ka qenë mjaft aktiv në jetën opozitare të këtyre 4 viteve.

Së fundmi, ai ka qenë një prej ekspertëve të PD-së që ka ndjekur implementimin e teknologjisë në zgjedhjet për qeverinë e ardhshme.

Në listën e PD-së mungojnë edhe emrat si Eno Bozdo apo Fatbardh Kadilli dhe sekretarët si Sahit Dollapi, Ervin Minarolli e Arben Kashahu.

Por nëse përfshijmë në analizë edhe anëtarët e kryesisë, të cilët janë jashtë vendeve fituese të listës apo në limite të objektivit, atëherë numri i tyre shtohet dhe shkon thuajse në 50% të kryesisë, të cilët janë lënë jashtë liste ose rrezikojnë që të bëhen deputetë.

Kështu, në qarkun e Shkodrës, anëtarja e kryesisë, Izmira Ulqinaku, është renditur e 9-ta në listë, ndërsa objektivi i PD-së është 7 mandate.

Ndërkohë, në kryeqytet janë 4 emra të kryesisë së PD-së, të cilët janë renditur në limitet e asaj që mund të konsiderohet si lista e gjelbër.

Flamur Noka, i cili është edhe drejtues politik në qarkun e Kamzës, është renditur i 14- të, ndërsa pas tij renditen edhe tre anëtarë të tjerë të kryesisë Orjola Pampuri, Aldo Bumçi e sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, në vendin e 17- të.

Ndërkohë, pas dy dekadash në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së nuk do të jetë Genc Pollo.

Ky i fundit, përmes një postimi në “Facebook”, u shpreh se oferta e dhënë nga Basha dhe personat që merreshin me hartimin e listës nuk ishte e përshtatshme. “Unë vendosa të mos kandidoj për deputetë në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë, unë uroj që PD e aleatët të realizojnë në 25 prill rrotacionin politik, që mbetet absolutisht i domosdoshëm”, shkroi Genc Pollo.

Nga ana tjetër, në listën e partisë kryesore të opozitës aktuale ka edhe emra, të cilët janë përfolur si subjekt të dekriminalizimit. Kasem Mahmutaj është renditur i dyti në listën e PD. Ndonëse në emër të tij nuk figuron asnjë akuzë, vëllai i tij është subjekt i OFL-së. Ndërsa një tjetër kandidat që nga PD është akuzuar në 2017 se ka pasur precedentë penalë në të kaluarën është Kastriot Piroli. Ndërkohë, edhe për Agron Kapllanajn pati akuza nga maxhoranca pak vite më parë, por ai u verifikua nga KQZ dhe nuk iu hoq mandati.

ALEATËT

Ajo që ra në sy në listën e Partisë Demokratike ishte përqendrimi i kryetarëve të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës. Sipas listës finale, në kryeqytet do të jetë i 7-ti kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, ndërsa dy vende më poshtë do të jetë Shpëtim Idrizi i PDIU-së. Ndërkohë që në këto zgjedhje vërehet rikthimi i Mensila Dodës si kandidate e PD-së. Ndonëse aderon në PDIU në zgjedhjet e 25 prillit, ajo është regjistruar si kandidate e PDsë. Po kështu, në vend të 11-të e 13-të renditen sërish dy kandidatë aleatë të PD-së, Vangjel Dule dhe Dashamir Shehi.

LISTA E KANDIDATËVE TË PD

QARKU TIRANË
1. Lulzim Basha
2. Jorida Tabaku
3. Alfred Rushaj
4. Albana Vokshi
5. Sali Berisha
6. Agron Shehaj
7. Fatmir Mediu
8. Grida Duma
9. Shpëtim Idrizi
10. Belind Këlliçi
11. Vangjel Dule
12. Mesila Doda
13. Dashamir Shehi
14. Flamur Noka
15. Orjola Pampuri
16. Aldo Bumci
17. Ivi Kaso
18. Oriela Nebiaj
19. Gent Strazimiri
20. Mirela Tabaku
21. Çlirim Gjata
22. Sali Shehu
23. Gazment Koduzi
24. Enkeleda Sallaku
25. Arben Tafaj
26 Dorjan Teliti
27 Arjana Çela
28 Artur Roshi
29 Anduena Qefaliaj
30 Ylber Valteri
31 Taulanda Jupi
32 Petrit Doda
33 Ledjna Fratari
34. Korab Lita
35. Rivelino Çuno
36. Asllan Dogjani
37. Mimoza Hajdarmataj
38. Dhimiter Muslia

QARKU DURRËS
1. Edi Paloka
2. Agron Duka
3. Merita Bakiu
4. Oerd Bylykbashi
5. Ferdinand Xhaferri
6. Andia Ulliri
7. Igli Cara
8. Rezart Tusha
9. Manjola Luku
10. Floerian Tahiri
11. Agim Baçi
12. Blerina Reçi
13. Selman Tema
14 Erzen Laçi
15 Resilda Kalija
16 Aulon Kalaja
17 Artjon Barjamaj
18 Arjeta Keçi
19 Armand Brahimaj
20 Ivo Jorgoni
21 Edlira Devolli

QARKU KUKËS
1. Flamur Hoxha
2. Isuf Çelaj
3. Shyrete Koka
4. Admir Sinamati

QARKU DIBËR
1. Xhelal Mziu
2. Kreshnik Çollaku
3. Dhurata Çupi
4. Edmond Isaku
5. Luan Haka
6. Irini Shehu
7. Shaban Izvira
8. Denisa Vata
9. Jeton Kaloshi

QARKU GJIROKASTËR
1. Tritan Shehu
2. Roland Bejko
3. Entela Shehaj
4. Kosta Barka (PBDNJ)
5. Myszfer Elezi
6. Joana Qerollari
7. Bajram Hysa

QARKU BERAT
1. Tomor Alizoti
2. Kasem Mahmutaj
3. Aferdita Kushi Gjini
4. Bujar Boxhaj
5. Pellumb Nako
6. Alketa Muakavelati
7. Ardit Benja
8. Denis Sahatci
9. Ermira Arizi
10. Muharrem Hoxhaj

QARKU SHKODËR
1. Helidon Bushati
2. Emilia Koliqi
3. Ramadan Likaj
4. Greta Badeli
5. Zef Hila
6. Ludovik Hasanaj
7. Bardh Spahia
8. Nard Ndoka
9. Izmira Ulqinaku
10. Aldo Gega
11. Arben Gjuraj
12. Helga Sallaku
13. Arben Lushaj
14. Ermira Çobaj
15. Zydi Rreshketa
16. Fatlum Nurja
17. Lindita Hyseni
18. Ditmir Harusha

QARKU ELBASAN
1. Gazment Bardhi
2. Flutura Açka
3. Lefter Gostenja
4. Dashnor Sula
5. Eugen Isai
6. Zheni Gjergji
7. Luçiano Boçi
8. Qani Xhafa
9. Lumturi Hasa
10. Durim Çekrezi
11. Fadil Merxheku
12. Gladiola Çala
13. Anila Bishqemi
14. Ardian Zeneli
15. Mehdi Shehu
16. Erlind Gurra
17. Leonard Karaj
18. Sonila Daiu
19. Skënder Hasa
20. Megi Balliu
21. Ibrahim Sako

QARKU FIER
1. Enkelejd Alibeaj
2. Eralda Tase Bano
3. Saimir Korreshi
4. Luan Baçi
5. Nusret Avdulla
6. Ilda Dhori
7. Agron Kapllanaj
8. Eduart Sharka (PAA)
9. Luljeta Sejko
10. Ferdinant Çobo
11. Shpëtim Axhami
12. Alkerta Lugaj
13. Ndriçim Bali
14. Dilaver Kamberaj
15. Silva Hasa
16. Edmont Çepele
17. Elisabeta Rredhi

QARKU KORÇË
1. Edmond Spaho
2. Sorina Koti
3. Ervin Salianji
4. Bledion Nallbati
5. Salaudin Jakupllari
6. Marjeta Halili
7. Andrea Mano
8. Alfred Gega
9. Suela Myrtellari
10. Erjon Haruni
11. Ilia Kadhena
12. Alina Hysenbregasi
13. Arben Kambo
14. Magdalena Hoxha

QARKU VLORË
1. Bujar Leskaj
2. Ina Zhupa
3. Fatjon Veizaj
4. Arber Agalliu
5. Gëzim Ademaj
6. Nadire Meçorapaj
7. Jolio Dine
8. Julian Zoto
9. Nada Daullja
10. Lasko Milto Nasti
11. Atird Hoxhaj
12. Alta Hazizi
13. Lorenc Dane
14. Edmond Fetah
15. Maniola Cikuli
16. Hysni Sharra
17. Ilir Gunbardhi
18. Afrovita Dhimojani

QARKU LEZHË
1. Mark Marku
2. Agron Gjekmarkaj
3. Lindita Metaliaj
4. Kastriot Piroli
5. Zef Gjoka
6. Roza Hila
7. Xholvalin Laska
8. Salvador Kacaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Jurgis Çyrbja, Rrahman Rrahja te djali i Aqif Rakipit

Kush fshihet te lista e PS. Socialistët kandidojnë edhe…


Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!