MENU
klinika

KQZ paralajmëron kthimin e listës së PD-së për zgjedhjet

Kush janë të gjithë kandidatët që pritet të hiqen nga lista…

10.03.2021 - 15:47

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi paralajmëroi sot kthimin e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, për shkak se në listë janë më shumë emra se sa përcakton Kodi Zgjedhor.

KQZ sqaron numrin e kandidatëve që mund të paraqiten për çdo qark. Por cilët janë kandidatët që kryedemokrati Basha është i detyruar të lërë jashtë garës. ” Për çdo qark numri i kandidatëve që partia, ose koalicioni duhet të paraqesë në KQZ është si vijon: Berat 9, Dibër 6, Durrës 15, Elbasan 15, Gjirokastër 6, Fier 18, Korçë 12, Kukës 3, Lezhë 9, Shkodër 12, Tiranë 36, Vlorë 12.
Totali 153, numri kandidatëve për deputet që duhet të paraqes në KQZ një parti, ose një koalicion”, ka sqaruar Celibashi.

Listat me më shumë kandidatë

“Panorama.al” bën një rezyme të secilit qark, duke nxjerrë kandidatët që pritet të largohen nga lista.

Në Tiranë PD ka paraqitur një listë prej 42 kandidatë, nga 36 që ka ky qark, rrjedhimisht i bie të skualifikohen nga gara 6 të fundit, që janë Mimoza Hajdarmataj, Dhimitër Muslia, Bashkim Murati, Juela Hamati, Avzi Ahmati dhe Ethem Aga.

Në Durrës selia blu ka një listë prej 25 kandidatësh nga 15 të mundshëm që ka ky qark, ku për pasojë dalin jashtë gare 10 kandidatët e fundit: Aulon Kalaja, Artion Bajramaj, Arjeta Keci, Armand Brahimaj, Ivo Jorgoni, Edlira Devolli, Roel Zoga, Leonard Feteçi, Edi Nushi, Ledia Shehu.

Basha ka vendosur në Vlorë 18 kandidatë, nga 12 që ka ky qark, kësisoj 6 të fundit duhet të spostohen nga lista, të cilët janë: Lorenc Dane, Edmond Fetah, Maniola Cikuli, Hysni Sharra, Ilir Gunbardhi dhe Afrovita Dhimojani.

Në Fier demokratët kanë 20 kandidatë nga 18 të mundshëm, ku 2 të fundit janë Ledio Kastrati dhe Heriselda Prishta.

Në Elbasan selia blu ka paraqitur 21 kandidatë nga 15 që janë mandatet e mundshme, kështu që jashtë garës dalin 6 kandidatë:Erlind Gurra, Leonard Karaj, Sonila Daiu, Skënder Hasa, Megi Balliu, Ibrahim Sako.

Në Korçë PD ka 18 kandidatë, nga 12 të mundshëm në këtë qark, kështu që eliminohen 6 prej tyre: Arben Kambo, Magdalena Hoxha, Nikollaq Doku, Landi Gushi, Kiço Tane dhe Andrea Simaku.

Në Berat PD ka 12 kandidatë nga 9 të mundshëm, prandaj dalin nga gara tre emrat e fundit: Muharrem Hoxhaj, Dhurata Gjoka dhe Oltin Keri.

Në Dibër PD ka listuar 9 kandidatë nga 6 të mundshëm, kështu që e humbasin shansin për të garuar tre të fundit: Shaban Izvira, Denisa Vata dhe Jeton Kaloshi.

Në Shkodër demokratët kanë 18 kandidatë nga 12 të mundshëm, ku 6 të fundit janë: Arben Lushaj, Ermira Çobaj,  Zydi Rreshketa, Fatlum Nurja, Lindita Hyseni, Ditmir Harusha.

Në Lezhë selia blu përfaqësohet nga 12 kandidatë nga 9 të mundshëm, ku 3 të fundit janë: Albert Melyshi, Leonora Ndreu, Elida Doda. 

Në Kukës PD ka 9 kandidatë nga 3 të mundshëm, ku jashtë gare dalin 6 prej tyre: Admir Sinemati, Demush Kastrati, Vjollca Omuri, Festim Mazreku, Merita Brati, Sakol Dida.

Në Gjirokastër Basha ka listuar 9 kandiatë nga 6 të mundshëm, ku tre të fundit e listës janë: Bajram Hysa, Dritan Dodaj dhe Engjelina Basho.

Deklarata e Celibashit

Duke parë disa reagime në disa media për një konfuzion ndërmjet numrit të kandidateve dhe numrit të mandateve, sqarojmë si më poshtë:

Kuvendi ka 140 deputet (mandate). Deputetët zgjidhen mbi bazë qarku. Numri i deputetëve (mandateve) që zgjidhen për çdo qark është:

Berat 7, Dibër 5, Durrës 14, Elbasan 14, Gjirokastër 4, Fier 16, Korçë 11, Kukës 3, Lezhë 7, Shkodër 11, Tiranë 36, Vlorë 12

Total deputet 140.

Neni 67, pika 4 e Kodit Zgjedhor përcakton:

“Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre”

Pra në kuptim dhe në zbatim të sa më sipër, Kodi Zgjedhor ka përcaktuar detyrimin për partitë politike (ose koalicionet) që të paraqesin një numër kandidatësh për deputet për çdo qark më të madh se numri i mandateve për çdo qark.

Ndaj numri i kandidatëve në një qark është i ndryshëm nga numri i mandateve në atë qark.

Për çdo qark numri i kandidatëve që partia, ose koalicioni duhet të paraqesë në KQZ është si vijon:

Berat 9, Dibër 6, Durrës 15, Elbasan 15, Gjirokastër 6, Fier 18, Korçë 12, Kukës 3, Lezhë 9, Shkodër 12, Tiranë 36, Vlorë 12

Totali 153, numri kandidatëve për deputet që duhet të paraqes në KQZ një parti, ose një koalicion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN