MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 23

Laçi ngec me Apoloninë, nuk merr dot kreun

08.03.2021 - 14:59

Laçi i kishte të gjitha mundësitë që sot, të paktën provizorisht, të merrte kreun e renditjes, por në sfidën në shtëpi ndaj Apolonisë nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1. Kurbinasit lënë dy pikë me shumë vlerë, ndërsa për fierakët është 1 pikë mbijetese.

Kur thuajse kishte nisur festa e kapjes së vendit të parë të Superiores, vjen ndëshkimi i madh. Diop barazon rezultatin në minutën e 89-të, pas një dalje amatoreske të portierit Sherri, dhe iu ngrin buzëqeshjen vendësve.

Të paktën derisa të mbarojë superfisda përmbyllëse e javës së 23-të të Superiores, Vllaznia-Kukësi, e cila starton në orën 16:00, në “Loro Boriçi”, kreu është me tri koka: Vllaznia, Teuta dhe Laçi, 41 pikë.

Kurbinasit kanë krijuar shumë, por kanë vuajtur në finalizim. Duhej të hidhej në fushë Mazrekaj, me llimin e pjesës së dytë, që prej këmbëve të tij të dilte një asist, i shndërruar në gol nga Shehu në minutën e 47-të. Fierakët kanë bërë qëndresë të admirueshme, sidomos me portierin e tyre, derisa ia dolën të merrnin një barazim “in extremis” në këtë transfertë të vështirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 23

Tirana futet në “garë”, ndalet Teuta