MENU
klinika

Bundesliga, java 24

Leipzig bind në transfertë, merr provizorisht kreun

06.03.2021 - 17:30

Leipzig parakalon Bayern Munchen dhe merr kreun e renditjes në Bundesligë, me kampionët që do të luajnë në orën 18:30 kundër Dortmund. “Demat” fituan 3-0 në fushën e Freiburg dhe tani janë 1 pikë para Bayern.

Fitore shumë e rëndësishme e Leverkusen në fushën e Monchengladbach. “Aspirinat” u mjaftuan me një gol, duke fituar 0-1 dhe afrohen shumë me zonën e Champions League.

Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate: Eintracht Frankfurt 1-1, Hertha Berlin-Augsburg 1-1 dhe Hoffenheim-Wolfsburg 2-1. Si në fund, ashtu edhe për kupat e Europës, lufta mbetet e hapur.