MENU
klinika

Tre përbërës që i ka çdo grua shqiptare në shtëpi!

Lëngu që heq si me magji dhimbjen e kokës

04.03.2021 - 08:57

Në listën e sëmundjeve më të përhapura në botë, dhimbja e kokës dhe migrena renditet e treta. Kjo sëmundje nxitet dhe shkaktohet nga probleme të ndryshme. Lidhur me migrenën, ajo nuk është thjesht një dhimbje e thjeshtë koke. Ajo është një çrregullim që në shumicën e rasteve është i trashëgueshëm.

Sipas të dhënave një nga produktet më efikase dhe natyrale kundër dhimbjeve të kokës dhe migrenës është xhenxhefili. Në kombinim me limonin dhe mjaltin, xhenxhefili ka një efekt të fuqishëm qetësues kundër dhimbjeve dhe inflamacionit.

Ai bllokon ndikimin e prostaglandinës, një subst ancë që shkakton migrenë duke nxitur inflamacionin e enëve të gjakut në tru. Përpos të tjerave, lëngu i xhenxhefilit është një tonik i shkëlqyer kundër problemeve me tretjen. Ekspertët rekomandojnë pirjen e rregullt të lëngut të xhenxhefilit për të zbutur shenjat e artritit, osteoartritit dhe reumatizmës.

Si të përgatisni lëngun e xhenxhefilit: Përgatitja e këtij lëngu është gjëja më e thjeshtë që mund të bëni në kuzhinë.

Përbërësit: 5 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë. 750 ml ujë, Lëngu i një gjysmë limoni, 2 lugë gjelle me mjaltë. Përgatitja:

Lajeni xhenxhefilin mirë dhe më pas grijeni në rende aq sa të siguroni pesë lugë gjelle.

Më pas vendoseni çajnikun në zjarr dhe kur uji të ketë marrë valë, shtoni xhenxhefilin. Lëreni të ziejë për 2 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Shtoni lëngun e limonit dhe më pas mjaltin. Këtë lëng ju mund ta pini të ngrohtë ose ta mbani në frigorifer dhe ta konsumoni të ftohtë.

Sasia e rekomanduar e lëngut është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë për rreth 15 ditë. Rastet kur lëngu i xhenxhefilit nuk duhet konsumuar. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, njerëzit që vuajnë nga koliti ose disa lloje ulçerash nuk duhet ta konsumojnë lëngun e xhenxhefilit sepse mund të përke qësojë dhimbjet.

Gratë shtatzënë nuk duhet ta pijnë këtë lëng sepse disa prej përbërësve të tij mund të ndërhyjnë në formimin normal të fetusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga ushqimi i shëndetshëm tek stërvitja

“Depresioni i vjeshtës”, si ta kaloni


Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!