MENU
klinika

Telashe për sulmuesin polak

Lewandowski mund të përfundojë në burg

05.03.2021 - 17:01

Ai prej dy vitesh ka pushtuar skenat e futbollit në Evropë dhe në botë, por tashmë është në telashe. Robert Lewandowski dyshohet se nuk ka paguar taksat e reklamave prej 5 vitesh. Sipas asaj që bën me dije “Der Spiegel”, Lewandowski nuk ka paguar asnjë taksë që nga viti 2016.

Avokati i polakut, Kamil Gorzelnik, kishte zgjedhur një formulë që i jepte mundësi të manovronte, teksa së fundmi i është publikuar edhe një e-mail që ai ia kishte dërguar menaxherit të Lewandowskit.

“Ka rrezik, por nëse nuk ndërmerr rreziqe, nuk fiton”. Ky mësohet të ketë qenë mesazhi i drejtuar nga Gorzelnik te Cezary Kucharski. Mes të tjerash në artikull shkruhet se rreth 2.5 milionë euro janë zhdukur nga avokati i Lewandowskit, me këtë të fundit që është shprehur se ka respektuar ligjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në garë për “Këpucën e Artë”

Lewandowski thyen rekordin personal të golave

Polaku mund të arrijë Ronaldon

Rekordet dhe 5 sekretet e Robert Lewandowskit