MENU
klinika

Premier League, Java 27

Liverpool mbetet në krizë, e mposht edhe Chelsea

04.03.2021 - 23:15

U mendua se fitorja ndaj Sheffield United do të ishte pika e kthesa e Liverpool, por kampionët humbin përsëri, kësaj here në shtëpi 0-1 me Chelsea dhe tashmë edhe Europa mbetet utopi.

Blutë e Londrës kanë mundur 1-0 Liverpool-in falë një goli të Mason Mount në minutën e 42-të. Pas shtatë vitesh, Chelsea është kthyer të fitojë një ndeshje të kampionatit në Anfield.

Për herë të parë në historinë 129-vjeçare të klubit, Liverpool ka pësuar pesë humbje radhazi në Anfield. Tri pikë shumë të rëndësishme për londinezët që janë ngjitur në vendin e katërt të renditjes me 47 pikë. Vazhdon ecuria negative në kampionat e Liverpool-it, që tani mban vendin e shtatë në renditje, katër pikë larg zonës Champions League.

Protagonistët e tjerë të sfidës së luajtur në Aneld kanë qenë VAR dhe arbitri Atkinson. I pari i ka anuluar një gol Werner-it në minutën e 24-t për një pozicion jashtë loje të dyshimtë, i dyti nuk e ka konsideruar penallti një prekje të topit me dorë në zonë nga Kante.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN