MENU
klinika

Premier League, Java 27

Liverpool në krizë totale, Europa në dyshim

07.03.2021 - 17:40

Liverpool i Jurgen Klopp ka prekur fundin ditën e sotme, teksa ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”, përballë Fulham me shifrat 0-1.

Një rekord historik ky që thellohet akoma më shumë, pasi kurrë më parë nuk kishin ndodhur 6 humbje radhazi në stadiumin “Anfield Road”. Trajneri Klopp e niste me një formacion të ndryshuar ditën e sotme, pasi i besonte Jotas dhe shumë emrave të tjerë, duke ulur në stol Mane apo Alexander Arnold.

Sfida nuk nisi mirë për Liverpool, me miqtë që krijuan disa raste, deri sa në minutën e 45-të shënuan me anë të Lemina. Një gafë e Salah, që humbi një top në zonën e tij dhe Lemina mposhti portierin Alisson me një goditje të bukur.

Në pjesën e dytë, Liverpooli u hodh i gjithi në sulm, por asgjë me Fulhamin që mori një tore jetike për mbijetesën. “The Reds” janë në krizë totale tashmë! Edhe pjesëmarrja në Europa League vihet në dyshim të fortë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN