MENU
klinika

Vlerësimi nga CIES

Lojtarët premtues, Kumbulla krah Haaland e Davis

08.03.2021 - 22:20

Nuk ka shkëlqyer te Roma, por as nuk është një sezon zhgënjyes. Por Marash Kumbulla mbetet një nga lojtarët e rinj më premtues në panoramën ndërkombëtare dhe këtë e vlerëson CIES, observatori i futbollit.

Në studimin e fundit, ky institut ka rreshtuar lojtarët e rinj premtues në kampionate të ndryshme dhe ka bërë një renditje ku vlerëson eksperiencën që kanë marrë në klubet ku luajnë dhe në nivelet ku janë paraqitur.

Lista në fjalë e datëlindjes 2000 përfshin edhe Marash Kumbullën në vendin e 25 të saj, duke vlerësuar atë që ka bërë që nga 1 janari i vitit 2020, kur ka filluar përllogaritja e ndeshjeve të luajtur apër të gjithë.

Padyshim një vlerësim i madh për lojtarin, pasi në këtë listë gjenden emra si Sancho, Davis, Haaland, Vinicius, Foden, Kulusevski, Dest, Tonali apo Kean për të përmendur disa prej tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN