MENU
klinika

"Mbi 72 mijë familje janë mbështetur me..."

Manastirliu në Lezhë: Po ndërtojmë 4 maternitete

05.03.2021 - 11:08

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë, i cili pritet të përfundojë brenda pranverës.

“Jo vetëm që ka qenë një vit i vështirë ky i pandemisë, por ne nuk e kemi ndalur punën në asnjë moment në kantierin gjigand të shëndetësisë. Qoftë për maternitetin e Lezhës, që e shohim se si kanë ecur punimet dhe do të përfundojmë edhe përpara afatit. Qoftë për maternitetin e Beratit, për maternitetin e Kukësit dhe gjithashtu edhe për maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku tashmë punimet kanë filluar”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se krahas investimeve në infrastrukturë në shërbim të fëmijëve të sapolindur është edhe ndihma financiare e ofruar nga qeveria, me bonusin e bebes, prej të cilit kanë përfituar mbi 72 mijë familje në dy vite.

“Me bonusin e bebes për çdo fëmijë të porsalindur, kemi mbështetur më shumë se 72 mijë familje nëpërmjet këtij programi që vendos në një start të barabartë të gjithë fëmijët dhe mbështet familjet e reja”, theksoi Manastirliu.

Duke i konsideruar spitalet rajonale pole të specializuara në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, Manastirliu tha se me rifillimin e specializimeve janë plotësuar shërbimet e munguara.

“Fakti që spitalet rajonale sot, ofrojnë shërbime, qoftë për të sëmurët me Covid, qoftë për raste ashtu sikurse në spitalin e Lezhës për raste të dyshuara apo për rastet postcovid, tregon që spitalet tona rajonale nuk janë vetëm spitale që referojnë në Tiranë. Por janë spitale që janë pole shërbimesh të specializuara, të cilat ofrojnë jo vetëm infrastrukturën e përshtatshme, teknologjinë e përshtatshme, aparaturat dhe gjithashtu kanë edhe ekipet e mjekëve të cilët në sajë të rifillimit të specializimeve kanë ardhur nëpër spitale dhe sigurisht garantojnë vijueshmërinë e shërbimit dhe shërbimet afër vendbanimit”, tha Manastirliu.

Përveç maternitetit të ri të Lezhës, aktualisht Ministria e Shëndetësisë po investon në ndërtimin e maternitetit të Beratit, Kukësit dhe ka nisur puna për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese