MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Masazhi dhe fizioterapia a janë njësoj?

17.03.2021 - 10:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më ka rekomanduar mjeku ortoped që të bëj fizioterapi. Këtu afër lagjes është një qendër masazhi. A është njësoj si të bësh masazh, si të bësh fizioterapi?

Mjeku: Ka ndryshimi të madh në fakt. Për fizioterapi kanë nevojë njerëzit që kanë një problem muskulo-skeletik që i pengon jetës e tyre të përditshme kurse masazhi është thjesht çlirimi i muskujve që mund të zgjasë për pak kohë. Fizioterapia të jep të drejtën të jetosh pa pengesa që të kufizojnë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.