MENU
klinika

NBA

Mbëmja e yjeve, James, Giannis e Harden me “triple-double”

16.03.2021 - 13:14

Yjet e basketbollit amerikan shkëlqyen në ndeshjet e fundit. LeBron James dhe Giannis Antetekounmpo regjistruar “triple-double” për skuadrat e tyre, duke bërë diferencën në fitoret përkatëse. Mungesa e Davis dhe Gasol nuk ndalën Los Angeles Lakers që mposhtën thellë 128-97 Golden State.

James bëri detyrën me 22 pikë, 10 rebound dhe 11 asiste, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Harrell me 27 pikë. Edhe Stephen Curry realizoi 27 pikë, por nuk mjaftoi për Warriors. Fitorja e Lakers erdhi nga lojtarët e stolit, që shënuan 71 pikë.

Kampionët nuk marrin dot vendin e dytë në Perëndim, pasi Phoenix Suns fitoi 122-99 ndaj Memphis. Fitoi edhe skuadra tjetër kaliforniane Los Angeles Clippers, që mundi 109-99 Dallas Maverick, ndeshje me rivalitet dhe emocione, vendosur nga Leonard me 22 pikë. 7 lojtarë të Clippers realizuan mbi 10 pikë.

Me një Giannis Antetekounmpo në formë pa probleme fiton edhe Milwaukee Bucks, që mundi 133-122 Washington Wizards, sfidë ku diferencën e bëri basketbollisti grek me një “triple double”, 31 pikë, 15 rebound e 10 asiste.

Po as Bucks nuk arrijnë të marrin vendin e dytë pasi i pandalshëm është edhe Brooklyn Nets, që fitoi 117-112 ndaj New York Knicks, dhe mban vendin e dytë në Lindje. Irving me 34 pikë dhe Harden me triple double, 21 pikë, 15 rebound e 15 asiste ishin më të mirët në suksesin e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN