MENU
klinika

Drejtuesja dhe punonjësit me COVID-19

Mbyllet edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec

03.03.2021 - 10:18

Pas gjykatës mbyllet edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Shkak është bërë dalja pozitive me Covid-19 e drejtueses së kësaj Prokurorie dhe më pas edhe të dy punonjësve të tjerë.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pogradec iu ka kërkuar edhe punonjësve të tjerë vetkarantinimin, duke lënë kështu prokurorinë pa asnjë lloj shërbimi.

Burime bëjnë të ditur se gjatë periudhës së karantinimit të prokurorëve dhe sekretarëve për masat e sigurisë do të delegohet një prokuror dhe një sekretar nga prokuroria e Korçës. Raste të shumta me Covid edhe në Spitalin Bashkiak mes të cilëve 6 mjekë specialist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mes bukurisë dhe të ftohtit

Dëbora “zbardh” edhe Pogradecin