MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më ndryshon ngjyra e thonjve…

12.03.2021 - 10:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Shpesh herë më ndodh që më ndryshon ngjyra e thonjve nga ajo normale. Nuk kam patur mundësi të takoj një mjek dermatolog, kështu që a mund t’ju pyes ju lutem se pse mund të ndodhë kjo?

Mjeku: Ndryshimi më i shpeshtë i ngjyrës ndodh nga infektimi i thoit me pseudomonas aeruginosa, një bakter që pas infektimit i jep ngjyrë në jeshile thoit. Ndodh shpesh tek personat që përdorin shumë ujin dhe mbajtjen e duarve në ujë, si pjatalarësit, banakierët, kuzhinierët etj.

Trajtimi në këtë rast mbas vendosjes së saktë të diagnozës, është mbajtja e thonjve të sëmurë në acid acetik ( uthull) për 5 minuta në ditë për 2 javë rresht. Dhe përdorimi i pomadave me antibiotikë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.