MENU
klinika

"Shfaqja ime e parë..."

Me sa duket tersi mori fund për Ritën

06.03.2021 - 11:07

Rita Ora është rikthyer në ekran pas një periudhe të vështirë që kaloi kur pësoi sulme e ofendime pasi shkeli rregullat anti-covid për ditëlindje.

Asokohe Rita mblodhi miqtë në një periudhë kur Britania po përballej me shifra të larta të infektuarisht dhe këngëtarja mori gjobë për shkeljen e rregullave. Pas sulmeve në rrjet, Rita është rikthyer duke publikuar albumin e ri dhe si anëtare e jurisë së “The Voice Australia”.

Në një intervistë së fundmi, Rita pranoi se e ka kaluar shumë keq periudhën e izolimit.

“Është bukur që tani rrethohem me njerëz dhe po punoj. Jam mirënjohëse që po punoj dhe po shoh diellin çdo ditë”-tha Rita.
Këngëtarja do të performojë nesër në “Sydney Gay and Lesbian Mardi Gras”.

“Është shfaqja ime e parë pas kaq shumë kohësh. Jam e nderuar të jem këtu në Australi dhe të performoj. Mezi po pres”-tha Rita.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ëma i dha një këshillë tipike shqiptarësh

Rita Ora pëson një incident