MENU
klinika

Jeni kuriozë?

Zbulohet sa është pasuria e Meghan dhe Princ Harryt

07.03.2021 - 11:26

Padyshim që trashëgimia e Dukës dhe Dukeshës së Sussexit nuk krahasohet me pasurinë e Mbretëreshës së Anglisë.

Dyshes që u janë hequr ‘titujt’ mbretërore dhe janë zhvendosur në Amerikë për ti shpëtuar shtypit ‘toksik’ britanik janë më të varfër se gjyshja Elizabeth.

Pasuritë e Meghanit dhe Princ Harry-t kapin shumën prej 5 milion dollarë, pothuasje aq sa kishin kur ato jetonin në një vit ‘mbretëror’.

Nëse Mbretëresha Elizabeth ka 500 milion dollarë, nipërit dhe mbesat kanë një shifër shumë më të vogël në xhepat e tyre”, sipas prestigjozes “Forbes”.

Mësohet nga mediat e huaja se Harry ka trashëguar nga Lady Diana 10 milion dollarë, Meghan kishte kursyer 2 milion dollarë falë punës së saj si aktore.

Çifti shpenzoi gati 15 milion dollarë, nga të cilat 5 milion tashmë janë paguar, pjesa tjetër do të paguhet në formën e kredisë, për të blerë shtëpinë amerikane në të cilën jetojnë.

“Forbes”, megjithatë, vlerëson se llogaritë së shpejti do të plotësohen falë marrëveshjeve të nënshkruara nga Harry dhe Meghan me prodhimin e dokumentarëve, filmave artistikë dhe shfaqjeve për fëmijë.

Pastaj ata do të bëjnë podcast që do të rrisin pasuritë e tyre deri në 18 milion dollarë.

Megjithatë, “të varfrit” Meghan dhe Harry do të kenë diçka për të jetuar!

Në bilanc total Harry dhe Meghan kanë rreth 5 milion dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po shpërndan lajme të rreme"

Meghan akuza ndaj Pallatit Mbretëror