MENU
klinika

Çfarë i bëri fansat ta mendojnë këtë?

‘Meghan dhe Harry po presin një vajzë’

01.03.2021 - 10:53

Sapo Meghan Markle dhe Princ Harry zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë, e gjithë bota kishte një pyetje të vetme: Cila ishte gjinia e bebit?

Në një dalje në “Spotify”, dukesha u shfaq me një unazë në ngjyrë rozë në dorën e saj me gurë diamandi.

Kaq u desh që mediat të spekulonin se kjo zgjedhje nuk ka qenë rastësore pas lajmit të pritjes së ëmbël.


Meghan dhe Harry e zbuluan lajmin e shtatzënisë në 14 shkurt, datë në të cilën edhe Princeshë Diana publikoi lajmim e pritjes së ëmbël me Harry-n.

Burime pranë çiftit treguan se ky ishte një vendim i tyre për të nderuar kujtimin e princeshës së ndjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN