MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Mungon Kumbulla, Reja: Do tentojmë me Anglinë!

27.03.2021 - 14:05

Në prag të sfidës me Anglinë, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme duke filluar nga ora 18:00, në konferencë para mediave, ka folur ditën e sotme trajneri i Kombëtares, Edy Reja. Gjatë konferencës, është konfirmuar mungesa e Marash Kumbullës, për dy ndeshjet e ardhshme, për shkak të një dëmtimi në gju.

Në fjalën e tij, trajneri Reja është shprehur se do të jetë një ndeshje e vështirë, por sipas tij kuqezinjtë do të përpiqen të mbajnë në tension Anglinë, për të shpresuar më pas në një rezultat pozitiv.

Gjithashtu Reja u shpreh se në qendër të mbrojtjes, do të luajë Berat Gjimshiti, duke thënë se do të gjendet një zgjidhje për mungesën e Kumbullës. Tekniku italian shtoi më tej se edhe Broja mund të japë një ndihmë të madhe për ndeshjen e nesërme, kjo për shkak se e njeh mirë Anglinë, vend ku ai është rritur.

ANGLIA – “Është një nga rivalët më të fortë në Europë. Ka lojtarë të rinj shumë të mirë. Përveç Botërorit, po përgatiten edhe për Europianin e ardhshëm. Kane është lojtari i së tashmes. Mount dhe Foden, janë për të ardhmen. Kanë sigurisht që është rreziku më i madh tani.

MOTIVIMI – Sigurisht që motivimi në këtë ndeshje është shumë i madh dhe nuk ka nevojë për motivim. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta në Euorpa. Nuk është çështje motivimi, por emocioni, duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin psikologjik.

Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje.

BROJA TITULLAR – Për mua të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe njësoj. Para fillimit do të marrim vesh cili do të jetë formacioni përfundimtar. Përveç Brojës, kemi Cikalleshin dhe Manajn. Për Brojën do vlerësoj mirë mund ta fillojë edhe titullar. Ai e njeh mirë Anglinë dhe mund të na japë një dorë shumë të rëndësishme për nesër.

KUMBULLA – Ne kemi zgjedhje të tjera. Përveç Kumbullës, kemi Gjimshitin, Ismajlin dhe Veselin, i cili ka luajtur në qendër edhe te Salernitana. Mendoj se në qendër do të luajë Gjimshiti, për mënyrën se si luan.

Mendoj se mund të neutralizojë Kane. Nuk do ketë shumë ndikimi mungesa e Kumbullës, pasi kemi lojtarë të mirë për në mbrojtje. Nuk donim ta rrezikonim Kumbullën dhe vendosëm që të largohet nga nesër.

GRUPI I – Anglia shënoi 5 gola, është një skuadër me shumë cilësi dhe nuk është surprizë. Nga ana taktike duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Duhet t’i frikësojmë disi, duke i sulmuar. Duhet t’i mbajmë në tension të lartë gjatë gjithë kohës. Kemi respekt për Anglinë, por ne do bëjmë ndeshjen tonë dhe pse të mos marrim një rezultat pozitiv.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista për “The Guardian”

Strakosha tregon ëndrrën: Shqipëria në Botëror

“Nisim eliminatoret me entuziazëm”

Reja: Në Itali janë 11.500 futbollistë shqiptarë