MENU
klinika

“Duhet të futet në binarë”

Mustafa Nano: Ilir Meta flet kodra pas bregut

04.03.2021 - 21:12

Kandidimi i Najada Çomos nën siglën e Partisë Socialiste më 25 prill ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e sotme.

Lidhur me këtë temë analisti Mustafa Nano tha se qëndrimet e saj kanë qenë në vijimësi dhe jo të ndryshme nga ato të mjekëve Tritan Kalo apo Skënder Brataj. Nano shtoi se e ka ndjekur Çomon në dhe se nuk i është dukur socialiste në qëndrimet e saj.

Lidhur me administrimin e vaksinimeve në vend Nano deklaroi se kemi qenë para një situate për të cilën askush nuk ishte i përgatitur, ndërkohë që shtoi se edhe vende mjaft të fuqishme kanë dështuar.

Dua t’ju pyes fillimisht për kandidimin e zonjës Najada Çomo nën siglën e Partisë Socialiste në 25 Prill. A vërteton kjo varësinë politike të zonjës Çomo siç ka pretenduar opozita dhe a implikon gjithë qëndrimet që ajo ka mbajtur për pandeminë?

Unë e kam ndjekur në vijimësi Çomon dhe qëndrimet e saj nuk ka qenë të ndryshme nga ato të Kalos apo Bratajt. Mua nuk më është dukur socialiste Çomo, sot e mora vesh.

Jeni i kënaqur me mënyrën sesi qeveria dhe vetë kryeministri po menaxhojnë procesin e vaksinimit?

Lidhur me administrimin e situatës kam vënë re që ka pasur imprvizime dhe këto janë verifikuar gjithandej. Kemi qenë para një situate për të cilën askush nuk ishte i përgatitur, madje kanë dështuar vende të fuqishme. Këtu nuk dimë a jemi të dështuar, ai donte të merrte kontakte para gjithë të tjerave dhe këto kontakte nuk u materializuan me sukses.

Sot pamë presidentin Meta shumë të shqetësuar për mundësinë e përsëritjes së krimeve zgjedhore. Sa realiste e shihni këtë qasje të kreut të shtetit në kushtet kur opozita nuk duket të ketë shprehur një shqetësim të tillë?

Pikërisht, në këtë kuptim duhet të arrimë në përfundimin që Meta flet kodra pas bregut. Kodi Zgjedhor që ka këtë formë që ka sot, është bërë me miratimin e opozitës dhe siguria për votën është disktuar si asnjëherë më parë. Shqetësimin e tij e shoh të ngritur në hava. Nëse ka informacion duhet ta bëj publik, ai duhet të bëj rolin e presidentit dhe të futet në binarë.

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore

Do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë