MENU
klinika

Serie A, Java 26

Napoli rikthehet te fitorja dhe beson te Champions

07.03.2021 - 22:47

Napoli është rikthyer te fitorja pas barazimit dramatic 3-3, duke triumfuar 3-1 në shtëpi ndaj Bologna-s. Tri pikë që shton oreksin e të kaltërve edhe për zonën Champions.

U deshën 5 muaj pritje, mes Covid dhe dëmtimeve, për të parë Victor Osimhen, investimin prej gati 80 mln eurosh të Napolit në merkaton e verës, që të gjejë golin e dytë në Serie A. I pari ishte shënuar në nëntor ndaj Atalanta, por tashmë nigeriani ka gjetur rrugën e rrjetës me një sprint fantastik.

Në minutën e 22-te në fushë hyn edhe Hysaj. Napoli e gjeti veten 2-0 dhe më pas Soriano ngushtoi shifrat në 2-1, por Lorenzo Insigne realizoi dopietën personale, duke vulosur shifrat në 3-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN