24.03.2021 - 12:44
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku ka humbur jetën një 25-vjeçar.
Bëhet me dije se një 25-vjeçari Stavri Bardhi që ka humbur jetën, ishte duke bërë palestër.
25-vjeçari ka pasur dhimbje koke dhe më pas ka rënë pa ndjenja në tokë. Mendohet se shkak mund të ketë qenë një atak kardiak ose goditje cerebrale.