MENU
klinika

Vrasja e babë e bir në Elbasan

Në pranga Ardian Çapja, shpallet në kërkim një tjetër

29.03.2021 - 10:44

Policia e Elbasanit informon se ka arrestuar Ardian Çapjan dhe shpallur në kërkim Florenc Çapjan, të dyshuar për vrasje të dyfishtë të ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjatë arrestimit, Ardian Çapjas iu gjet edhe një armë zjarri. Ndërsa, është shpallur në kërkim Florenc Çapja, i dyshuar i përfshirë në ngjarje kriminale.

Arrestimi i Ardian Çapjas dhe shpallja në kërkim e një tjetri u bë nga policia, pas rrëfimit të një të penduari të drejtësisë. Mësohet se i penduari i drejtësisë është Ervis Bardhi. Ky i fundit ka folur për një takim me Çapjat në Krrabë, e pas kësaj, është kryer vrasja e dyfishtë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta 2021”.

Operacioni i zhvilluar nga RENEA, Drejtoria  Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Gjatë operacionit është vënë në pranga një person me precedent të theksuar kriminal, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në bazë të informacioneve të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë, mëngjesin e sotëm, gjatë operacionit policor të koduar “Krasta 2021”, u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasin:

Ardian Çopja alias Çapja, 53 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Florenc Çapja, 40 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i 53-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 40-vjeçarit u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas, në vitin 2012, dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Ardian Çopja, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Vijon puna nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokuroritë përkatëse, për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e  autorëve.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U dënua me 6 vite burg për mashtrim

Apeli merr vendim për ish-prefektin e Lezhës