MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Nëna ka dhimbje zemre dhe mpirje të duarve, a mund të jetë shenjë infarkti?

22.03.2021 - 08:49

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Nëna ime është 49-vjeçare, vuan shpesh nga dhembjet e forta në gjoks, nga ana e zemrës ka dhimbje të forta, jo vazhdimisht ama, por kur i ndodh, ka shtrëngime të forta.

Edhe frymën dhembja po ia ndalon. E kemi pasur te shumë kardiologë, të gjitha rezultatet për zemër i dalin mirë. Nganjëherë kur ka dhimbje të forta, mbetet edhe pa vetëdije, i mpihen duart. A mund të jetë kjo shenjë infarkti?

Mjeku: Fakti që ju i keni kryer vizitat tek kardiologu dhe çdo gjë ka dalë mirë, tregon se shqetësimet që paraqet nëna juaj nuk vijnë nga zemra, ndoshta janë me natyrë nervore. Infarkti i miokardit është një sëmundje akute, e cila nuk mund të neglizhohet nga kardiologët me të cilët jeni konsultuar. Ndoshta duhet të bëni një vizitë tek neurologu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.