MENU
klinika

Rama bën bilancin e shëndetësisë

“Nga çarcafët e zverdhur, te tregu me syze ‘guqi e versaqe’ në…”

04.03.2021 - 10:36

Në fjalën e tij në programin ‘shëndetësia që duam’, kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të sistemit të shëndetësisë në këto vite qeverisje. Ndërsa publikoi me foto se si e gjetën sipas tij gjendjen në spitale, Rama u shpreh sërish se nuk

“Armiku i padukshëm mbylli në shtëpi të gjithë popujt, sfidoi me një egërsi të pashoqe sistemet shëndetësore, ekonomitë globale, kombëtare e familjare të të gjithë botës. Më persekuton vazhdimisht, pyetja ‘ cfarë do të kishte ndodhur, si do kishin shkuar gjërat në këtë vend sikur ky armik të kishte zbritur këtu 7 vite më parë, apo sikur të na kishte gjetur gafil me sistemin e para pak viteve. E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund.

Kështu është njeriu dhe sot duket gati e pamundur që njerëzit të kujtohet se cfarë qameti ishte shëndetësia jonë, para se sa ne të na binte barra e përgjegjësisë për ta drejtuar këtë vend.

Kur unë postoj foto të atyre viteve aspak të largëta e të këtyre ditëve në krah, nuk janë të pakët njerëzit që shkruajnë me ironi, të shara e akuza a thua se kanë përpara një  iluzion optik. Spitalet me batanije lara lara apo pa batanije, me pacientë që vinin duke u mbajtur për krahu nga familjarët, carcafë të zverdhur, instrumente mjekësore të pasterilizuar, 50 mijë infeksione post-operatore cdo vit.

Spitale me aparatura të vjetra, mure me harta prej lagështisë, dysheme të shtruara si mozaik të historisë së korrupsionit e keqadministrimit, ambulanca të tejlodhura që nuk mbërrinin kurrë në kohë, spitale të rrethuara nga tregje, dyqane e kalimtarë.

Spitale me turma që nuk dallohej mjeku nga pacienti. Spitale me kangjella lloj lloje, gjeje në ato pazare, rroba të varura në diell, me lodra e zarzavate, syze guci e versaqe, që prisnin familjarët e pacientëve për të marrë recetat. Kush nuk më thotë këto, ose ka humbje të memories, ose memorien e ka me pasëordin e opozitës.

Nuk jemi ende aty ku duhet e ku donim, e ku do të jemi nëse nuk ndalemi e nuk rrotullohemi rreth vetes por shkojnë përpara me punë e durim.

Pikërisht se që prej ditës së parë kur morëm detyrën, nuk kemi fjetur gjumë, por kemi nisur një punë të madhe, nuk na gjeti gafil por të përgatitur, u futëm në mbrojtje si popull, u mbyllëm fort. Si njerëzit që na keni besuar, nuk e ndaluam punën për t’u armatosur sa më mirë, e ndërkohë që armiku i padukshëm shtrihej mes nesh.” – u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri Edi Rama foli dhe për pagat e mjekëve dhe infermierëve, bonuset që kanë përfituar gjatë përballjes me betejën e Covid-19, si dhe rastet e korrupsionit që janë denoncuar mes bluzave të bardha, duke thënë se ato nuk mund të njollosin punën e madhe të tyre.

“Këtu është momenti t’iu them mjekëve dhe infermierëve, që pavarësisht se nuk i rreshtoi koha, pozicioni i tyre, profili i tyre, në atë vijë beteje, kanë qenë qysh prej atij momenti të parë dhe mbeten deri sot pjesë e asaj lufte. Shumë faleminderit, shumë respekt e mirënjohje, sepse pa ju do të ishte e pamundur, pa ju jetët e humbura që do të numëroni9m sot do të ishin shumë më tepër. Pa ju, mijëra e mijëra njerëz që kanë hyrë në spitale me armikun e padukshëm ngjitur mbi shpinën e tyre nuk do të kishin dalë të lehtësuar, jo vetëm nga pesha e frikshme e kësaj qenie monstruoze që nuk shihet me sy, por edhe nga shërbimi, përkushtimi, përkujdesja juaj.

Nga ana tjetër, ne kemi bërë gjithçka kemi mundur për ju, jo gjithçka kemi dashur. Ju meritoni më shumë dhe mbi të gjitha meritoni jo vetëm respektonin e mirënjohjen tonë, por të çdo shqiptari, që duhet ta ndajë mirë e prerë gjithë trupën dhe heroizmin tuaj nga sekëlldia, turbullia, neveria legjitime për ato raste, kur qenie të padenja mes jush e tradhtojnë misionin dhe njollosin bluzën e bardhë. Edhe pse nuk kemi bërë sa kemi dashur, duke bërë gjithçka kemi mundur, ja kemi dalë t’iu bëjmë të mos ndiheni se jeni vetëm. 3656 mjekë, infermierë dhe epidemiologë kanë përfituar që prej ditës së parë të luftës bonusin 1 mijë euro mbi pagën mujore dhe do ta përfitojnë atë deri në fund të luftës.

Kemi punësuar 464 personel shëndetësorë plus prej fillimit të pandemisë, për të garantuar që forca në vijën e parë të luftës të mos shterë për asnjë çast. Nga ana tjetër, paga e mjekëve është rritur në vitet e fundit me 57%. Ju kemi siguruar kushte të pakrahasueshme pune dhe punësim mbi bazë merite. Janë punësuar mbi bazë merite 1250 mjekë dhe 3500 infermierë. Paga mesatare bruto e një mjeku sot është 1100 dollarë dhe e infermierit 650 dollarë. Akoma nuk janë aq sa mjekët meritojnë.

Ishim ne që vendosëm për herë të parë skemën e mbështetjes financiare me një bonus për çdo mjek që pranon të punojë larg qendrës së banimit apo që kthehet nga jashtë, dhe kemi pasur raste të tilla”, u shpreh kreu i qeverisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN