MENU
klinika

Të parët në listë, stafi mjekësor dhe të moshuarit

Nis procesi i vaksinimit kundër Covid 19 në Lezhë

04.03.2021 - 11:34

Stafi mjekësor dhe të moshuarit janë të parët që do të vaksinohen kundër koronavirusit në Lezhë. Vaksinimi do të kryhet në ambientet e Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Kryeministri, Edi Rama pritet të ndjekë nga afër procesin e vaksinimit në ambientet e QKF-së.

Më herët marrja e dozave anticovid ka nisur në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Korçë.

Pak ditë më parë, në 1 mars mbërritën në Shqipëri 15.210 vaksina të tjera të kompanisë amerikane Pfizer. Kryeministri tha se 30 mijë doza të tjera do të vijnë në prill. “Kemi të konfirmuar dhe 14 mijë dozat e para të AstraZeneca përmes Covax, së shpejti do kemi mundësinë e një vaksinimi intensiv që të thyejmë zinxhirin e infektimit që sezoni i ri turistik të jetë me rënie drastike infektimesh që Shqipëria të jetë e hapur për të gjithë ata që duan të vijnë”, tha Rama atë ditë.

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese