MENU
klinika

Selena Gomez zbulon detajet!

Një album i gjithi në gjuhën spanjolle!

04.03.2021 - 11:28

Këngëtarja Selena Gomez po vjen me surpriza për publikun! Nëse ju kanë munguar projekte të reja prej saj, ja ku e keni një lajm të mirë!

Selena ka përgatitur një album, të gjithin me këngë spanjolle, i cili titullohet “Revelacion”.

Madje, albumi e ka edhe një datë publikimi! “Revelacion” do të lançohet më 12 mars dhe përmban 6 këngë.

Ky do të jetë albumi i parë i këngëtares në gjuhën spanjolle.

Selena Gomez po mundohet të ndjekë zemrën dhe të bëjë atë që e bën të lumtur. Mes thashethemeve se këngëtarja e “Rare” ka nisur një romancë me lojtarin e NBA Jimmy Butler, “ET” raporton së fundmi se 28 vjeçarja nuk është e gatshëm të fillojë një marrëdhënie serioze.

“Selenës i ka pëlqyer të shoqërohej me Jimmy, por ajo mendon se ende nuk e ka gjetur personin ideal”, raporton media ndërkombëtare. “Ajo do të dalë në takime me të, por nga ana tjetër i pëlqen të jetë vetëm. Ajo nuk po nxiton për asgjë.”

Më tej shton se: “Selena është duke u përqëndruar në atë që e bën atë të lumtur dhe mirë- pavarësisht nëse është një marrëdhënie apo jo. Ajo kërkon që partneri i saj të jetë i qëndrueshëm, ta mbështetësë, të jetë i zgjuar, me sens humori, besnik dhe i besueshëm”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN