Në qytetin e Elbasanit nisi sot procesi i vaksinimit të mësuesve, i cili po kryhet në shkollën 9 vjecare “Jorgji Dili”, që është kthyer në qendër vaksinimi. Sipas korespondentit të Panorama në Elbasan, janë kryer vaksinimet e para të arsimtarëve, ndërsa sot mjekët dhe infermierët e do të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.
Ndërsa edhe në Gjirokastër ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve. 83% e mësuesve në Zyrën Arsimore Gjirokastër kanë pranuar t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.
Në shifra janë 250 mësues që do të vaksinohen, nga 360 mësues që janë në total.
Në kategorinë e atyre që nuk kanë pranuar vaksinimin përfshihen ata që e kanë refuzuar vaksinimin për arsye shëndetësore, të tjerë pasi nuk e kanë plotësuar periudhën dymujore post covid, ndërsa një pjesë tjetër janë mosbesues ndaj vaksinës së AstraZeneca.