MENU
klinika

Lëkundjet ndihen edhe në Jug të Shqipërisë

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë

03.03.2021 - 11:31

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka shkundur sot Greqinë. Lëkundjet raportohen se janë ndjerë edhe në disa qytete në Jug të Shqipërisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës tërmeti ndodhi 21 km në jugperëndim të qytetit Tyrnavos me një thellësi fokale prej 10 km.

Goditja e parë u regjistrua rreth orës 12:00 (me orën lokale) dhe është shoqëruar nga një paslëkundje e dytë me magnitudë 4.6 ballë, Rihter.

Tërmeti u ndje në Greqinë Veriore dhe Jugore, veçanërisht në Selanik. Sizmiologët thanë se lëkundjet u ndjenë shumë dhe zgjatën në kohë.

Sizmologët grekë kanë bërë një rivlerësim të tërmetit që goditi sot Larisën, që sipas tyre ishte me magnitudë 6.3 rihter dhe jo 5.9.

Pas këtij tërmeti, janë regjistruar dhe lëkundje të tjera të fuqishme passizmike, ndërkohë që specialistët këshillojnë që qytetarët të qëndrojnë në ambiente të hapura. Me sukses zjarrfikësit nxorën nga rrënojat një banor të fshatit Mesohori, Elasona, epiqendra e tërmetit. Ndërkohë, në Larisa 2 burra u hodhën nga kati i parë dhe i dytë për t’i shpëtuar tërmetit dhe ndodhen në spital.

Raportohen për dëme të shumta materiale në shumë shtëpi, kisha dhe shkolla në fshatrat përreth epiqendrës. Helikopter Puma dhe ekipi i ministrisë së Mbrojtjes Civile po heton situatën në zonën e tërmetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri

Tërmeti 6.8 ballë ‘shkund’ Greqinë


Si do ndahen deputetët në të ‘sigurtë’ apo me kandidatë

Zgjedhorja/ PS dhe PD me dy palë lista në zgjedhjet e 2025!

Si do regjistrohen emigrantët dhe do të votohet me postë

PS dhe PD bien dakord për votën e Diasporës!

Përpiqet të kursejë për ‘transformimin’

BBC, shkurton 500 vende pune!