MENU
klinika

Banorët të gjithë të vaksinuar

Njihuni me 8 ishujt grekë “pa Covid”

06.03.2021 - 13:17

Nuk është vetëm Kastellorizo “parajsa pa koronavirus” në Greqi. Mediat raportojnë se janë shtatë ishuj të tjerë ku banorët janë vaksinuar plotësisht.

Sipas SKAI, në 10 ishuj të tjerë, të gjithë nën 1,000 banorë, është dhënë doza e parë e vaksinës dhe në periudhën tjetër do të jepet doza e dytë.

Qeveria pastaj do të vazhdojë me ishujt me deri në 3,500 banorë dhe më pas ishujt me më shumë se 3,500 banorë.

Ishujt në të cilët është bërë vaksinimi me të dyja dozat janë: Kastellorizo, Meganisi, Oinousses, Fourni, Kalamos, Psara, Thymaina, Kastos.

Greqia ka nisur vaksinimin më 27 dhjetor si në shumë vende të tjera të BE dhe procesi ka ecur me ritme të shpejta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN