MENU
klinika

Trajnerët bëhen bashkë në Angli

“Nuk do t’i lejojmë lojtarët në kombëtare”

04.03.2021 - 13:32

Siç dihet, në këto kohë pandemie, me rregullat e reja nga FIFA, klubet e ndryshme mund të pengojnë futbollistët e tyre t’u bashkohen ekipeve kombëtare që përfaqësojnë. Nga data 22, deri më 31 mars, do të ndërpriten të gjitha kampionatet kombëtare për t’u lënë hapësirë eliminatoret e Botërorit.

Disa trajnerë nga Anglia tashmë kanë konfirmuar se nuk do t’i lënë lojtarët e tyre të udhëtojnë, me argumentin se ata do të duhet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë relativisht të gjatë. I pari që foli mbi këtë temë ishte Jurgen Klopp:

“Të gjithë duhet të biem dakord që të mos i lejojmë lojtarët që të largohen me ekipet kombëtare, sepse, kur të kthehen, duhet të bëjnë 10 ditë karantinë në një hotel. Kjo nuk mund të ndodhë. FIFA ka qenë shumë e qartë dhe ne duhet të bashkohemi e të mos i lejojmë lojtarët të shkojnë.”

Disa orë më vonë, trajneri i Manchester United iu bashkua trajnerit gjerman. Ole Gunnar Solskjaer ka lënë të kuptohet se ai është i gatshëm të bllokojë Bruno Fernandes t’i bashkohet Portugalisë:

“Ne duhet të marrim një vendim, nuk ka kuptim të humbësh një lojtar për 10 ditë sepse duhet të qëndrojë në izolim. Ne jemi ata që i paguajmë lojtarët. Do të jetë një vendim i vështirë për t’i lënë të shkojnë dhe të luajnë në vende që janë në listën e kuqe. E dua Brunon kundër Brighton”.

Problemi kryesor janë kombëtaret në Amerikën Latine, pasi raundet kualifikuese për Kupën e Botës janë në rrezik. Këtë të enjte do të zhvillohet një takim në FIFA për të marrë një vendim përfundimtar, megjithëse është e qartë se disa teknikë tashmë kanë marrë iniciativat e tyre pa ditur se cili është përfundimi apo pasojat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista për “The Guardian”

Buffon vendos limitin: Ndaloj në verën e 2023-t