MENU
klinika

Me çantë rrobë në shkollë

Nxënësit e Ksamilit ndërmarrin nismën për të mbrojtur mjedisin

13.03.2021 - 12:41

Në Ksamil një grup qytetarësh, aktivistësh dhe nxënësish vendosën që të reagojnë për gjendjen kritike të mjedisit.

Simbolikisht fëmijët e shkollës “5 Dëshmorët” ideuan logon turistike të Ksamilit ndërsa kanë ndërmarrë fushata të ndryshme që nga nxitja e përdorimit të çantave prej rrobe e deri tek përkujdesja për koshat e hedhjes së mbeturinave.

Zhuljeta Çaka: U përfshinë rreth 53 fëmijë të cilët u paraqitën me krijimet e tyre që i mblodhëm të gjitha bashkë dhe caktuam logon e Ksamilit për një qytet të pastër.

“Ishujt të them të vërtetën kishin pak mbeturina dhe ne vajtëm i mblodhëm, i pastruam.
Unë që nga ai çast i kam hedhur mbeturinat në kosh.

Koshin tim do të doja ta vendosja nl rrugët që janë më të pista.

Ky është koshi im dhe do të doja t’ju thoja të gjithëve ti hidhnin mbeturinat këtu”, shprehen disa fëmijë.

Sigurisht që në qytet ka me dhjetëra zona ende të ndotura të cilat kërkojmë së pari ndërgjegjësim.

Soraldo Nebo: Ksamili ishte i ndotur, ishujt ishin të ndotur. Me rritjen e numrit të turistëve kjo përbënte sfidë. Dy probleme qëndronin, ishte sjellja e vendasve në mënyrën sesi e trajtonin natyrën dhe menaxhimi i dobët nga ana e institucioneve përkatëse.

Numri i bizneseve që është duke respektuar detyrimin ligjor për të blerë kontenierin e tij është gati i papërfillshëm dhe ky është hapi i radhës që kjo iniciativë qytetare synon që të ndryshojë.