MENU
klinika

“Nuk duam që njerëzit të kenë panik”

OBSH jep rekomandime për përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”: Për momentin…

16.03.2021 - 13:15

Ekspertët e sigurisë së vaksinave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po planifikojnë të takohen më 16 mars për të diskutuar lidhur me vaksinën e AstraZeneca-s kundër COVID-19. Shumë vende e kanë ndaluar përdorimin e saj për shkak të shqetësimeve që lidhen me mpiksjen e gjakut.

OBSH-ja thotë se nuk ka prova për një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut dhe ajo duhet të vazhdojë të përdoret.

“Ne nuk duam që njerëzit të kenë panik. Për momentin ne do të rekomandojme që vendet të vazhdojnë vaksinimin me AstraZeneca”, tha shefja për shkencë e OBSH-së Soumya Suaminathan.

Franca, Gjermania dhe Italia ndaluan përdorimin e vaksinës së Astrazeneca-s më 15 mars. Atyre iu bashkuan edhe Portugalia, Spanja, Letonia dhe Sllovenia. Edhe një sërë vendesh tjera evropiane dhe gjetkë në botë kanë pezulluar përdorimin e saj.

AstraZeneca ka thënë se ka rishikuar me kujdes të dhënat për 17 milionë njerëz që kanë marrë këtë vaksinë në Evropë. Nga ta, ka thënë AstraZeneca, 37 njerëz kanë pasur probleme me mpiksje gjaku. Sipas saj, “nuk ka prova të rrezikut në rritje” për mpiksje gjaku në ndonjë grupmoshë apo gjini.

Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se nuk ka “asnjë tregues se vaksinimi i ka shkaktuar këto rrethana”. Rregullatori i Bashkimit Evropian ka thënë se numri i raporteve për mpiksje gjaku te njerëzit e vaksinuar me AstraZeneca, nuk është më i lartë se tek ata që nuk janë vaksinuar.

BE-ja ka miratuar vaksinat nga Pfizer / BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson dhe po monitoron të tjerat, përfshirë vaksinën Sputnik V të Rusisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


REL: Çfarë rekomandojnë ekspertët?

Përse po pezullohet vaksinimi me AstraZeneca?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!