MENU
klinika

Vjen nga World Lab Technologies

Oferta ambicioze për të marrë Milanin

08.03.2021 - 17:31

Përjashto Juventusin, klubet e tjera elitare të Serie A vitet e fundit nuk po gjejnë stabilitet, duke u shitur në duar të ndryshme. Inter, Roma dhe Milan janë shembujt konkretë. Për klubin kuqezi vjen oferta e radhës: World Lab Technologies do Milanin!

Themeluesi dhe drejtori ekzekuv i kësaj kompanie, Alexandr Jucov, pohoi: “Nuk mund të komentoj asnjë detaj të komunikimit që i është dërguar Elliot Associates në Shtetet e Bashkuara dhe Blue Skye Financial Partners në Luksemburg, pronarët e Rossoneri Sport Investment Lux.

Ne kemi respektin më të madh për pronarët e Milanit dhe nuk do të ishte e përshtatshme të zbulohen detaje të tilla. Shpresojmë që diskutimet me pronarët të bëhen personalisht së shpejti dhe të jenë thelbësore…

Sidoqoftë, unë jam në gjendje të konfirmoj se kemi një qëllim serioz për të diskutuar këtë dhe se angazhimi ynë për suksesin e ekipit do të jetë më i fortë. Ne gjithashtu jemi plotësisht të përkushtuar në përfundimin e projektit të stadiumit tashmë të filluar nga pronarët aktualë.

Plani ynë për të ardhmen e AC Milan është ambicioz dhe përfshin strategji për një angazhim më të madh me bazën besnike të ekipit, me programe të reja socializimi dhe ndërveprimi që do të ishin të ngjashme dhe madje edhe më të mira se ato të Premier League.

Ne duam që tifozët të jenë në qendër të projektit tonë. Tifozët e bëjnë klubin më të fortë! World Lab Technologies u themelua në vitin 2020 por, edhe pse ne jemi një kompani e re, forca jonë financiare është e fortë dhe mund të verifikohet lehtësisht në platformat kryesore financiare në botë. Misioni ynë është i gjerë dhe përfshin një gamë të industrive, duke përfshirë sportet e ligave kryesore. Në veçanti për Milanin, vizioni im është i drejtpërdrejtë.

Është dëshira ime të rindërtoj të kaluarën e lavdishme të kuqezinjve dhe ta rikthejmë klubin në një pozicion elitar, për të cilin tifozët e tij besnikë në të gjithë botën mund të jenë jashtëzakonisht krenarë.

Ne kemi mjetet dhe aftësitë për ta bërë këtë dhe jemi të gatshëm të angazhojmë pronarët aktualë në një diskutim për të realizuar vizionin tim. Nuk kërkojmë publicitet, por AC Milan është një investim dhe një angazhim për të cilin na intereson shumë dhe e mirëpresim mundësinë për ta treguar atë. Forca Milan!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN