MENU
klinika

"Kosovo"

Pamjet: Prekazi… djegur nga serbët

05.03.2021 - 13:55

        Fotoreporteri i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Wolfgang Eilmes, ka publikuar disa fotografi të shkrepura gjatë luftës në Kosovë.

Fotografitë e tij, që i mundësojnë mediet lokale, përfshijnë periudhën e luftës, vrasjet, kufomat e gjetura nën gërmadha nga shtëpitë e djegura gjithandej Kosovës, si dhe refugjatët e vendosur në Shqipëri e Maqedoni.


Ai ka rrëfyer për kushtet e vështira të punës në atë kohë, duke thënë se i është dashur ndoshta gjysmë nate që t’i dërgojë fotografitë nga Prishtina në Frankfurt, prej lidhjeve të dobëta të internetit asokohe.

Por, thotë se mbi të gjitha, komunikimi me personat që ka takuar ka qenë i kuptueshëm, pasi, siç thotë ai, “këto ngjarje, nuk kërkojnë të njohës gjuhën”.

Eilmes, thotë se ka hasur në shumë raste që, në njërën anë kanë qenë policia, ushtarët dhe militantët serbë, ndërsa në anën tjetër vullnetarët shqiptarë të Kosovës, apo familje të mëdha të dëbuara nga fshatrat, krejtësisht të djegura.

Ai ka kapur në objektivin e tij shumë ngjarje, nga forcat serbe, ushtarët e UÇK-së e deri te dhimbja e atypëratyshme e viktimave.

E më vonë, pas hyrjes së forcave të NATO-s, Wolfgang ka vëzhguar ushtarët gjermanë të vendosur në Kosovë.

“Njëzet vjet më parë, NATO vendosi të ndërhynte në luftën e Kosovës.

Ushtarët e Bundeswehrit luftuan përgjatë ushtarët britanikë dhe amerikanë kundër ushtrisë së Serbisë, në kuadër të misionit të KFOR-it.

Fotografitë e para, i shkrepa në fshatin e shkatërruar, Prekaz, pas vrasjes së Adem Jasharit dhe 60 anëtarëve të familjes së tij, nga një njësit special i ushtrisë së Serbisë. Bashkë me Tyler Hicks, fotograf i ‘The New York Times’, dokumentova shkatërrimin e Prekazit.

Me lejen e ushtrisë serbe, neve na u lejua të kalonim përmes rrugëve të shkatërrua.

Njerëzit veçse ishin varrosur, ndërsa kafshë të vrara kishte gjithandej. Po udhëtonim bashkë me rrezikun për neve, kësaj radhe nga ndonjë snajperist i UÇK-së shqiptare, pasi mund të na mendonin si pjesëtarë të ushtrisë serbe.

Rregullisht, raportoja mbi situatën e refugjatëve shqiptarë nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe Gjermani”, – ka thënë Wolfgang Eilmes, për FAZ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit