MENU
klinika

Miqtë kujtojnë Bashkim Finon

“Për të, ndien dhimbje sot, çdo gur i Gjirokastrës”

29.03.2021 - 13:16

Lajmi i ndarjes nga jeta e Bashkim Finos, në moshën 59-vjeçare trishtoi kolegët, miqtë dhe qytetarët e thjeshtë.

Odise Kote kujton fjalët e Bashkim Finos, kur pranoi detyrën e kryeministrit, në vitin e vështirë 1997, si i përzgjedhuri i pajtimit kombëtar. “Mbaj mend fjalët që tha: Më dhemb atdheu, më dhemb Shqipëria, duhet të bëj diçka për të. Vetëm një njeri si Fino mund t’i thoshte këto fjalë

Ishte mik i të gjithëve, në Gjirokastër e donte i majtë dhe i djathtë. Për të, sot ndjen dhimbje çdo gur në Gjirokastër. Ngushëllime familjes dhe Girokastrës”.

Për historianin, Neritan Ceka, Bashkim Fino solli dimensione perëndimore në politikë. “I qëndroi një situate politike shumë të vështirë. Kur u bë projekti i rindërtimit të shtetit, u mblodhën njerëz nga opozita dhe pozita, Fino hyri në dimensione të reja politike, la gjurmë. Me humorin dhe elegancën që e karakterizon”.

Ish-presidenti, Alfred Moisiu, thekson se “vendit i duhen njerëz si Bashkim Fino”. “U befasova shumë se ishte i ri. Këta njerëz si Bashkimi i duhet këtij vendi. Për mentalitetin, punën, botëkuptimin që kanë. Kemi nevojë për njerëz që e mbështesin bashkëpunimin midis shqiptarëve. E kam njohur në ’95 kur ishte kryetar i bashkisë Gjirokastër. Më bëri përshtypje mënyra si fliste gjatë bisedës. Vërtet ishte i PS-së por sillej si kryetar bashkie, që interesohej për interesat e qytetarëve.

Shqipëria ka njerëz të mirë për të gjitha detyrat por e mira është që këta njerëz të dalin në krye, që nuk duan sherre”.

Arben Malaj, kujton me nostalgji momentet e bukura me mikun e tij. “Kemi qenë miq shumë të mirë, dhe ai si me të qeshur u martuar me shoqen tonë, Dianën. Kishte një qetësi të jashtëzakonshme. E shikonim si gjirokastrit kërnac, por nuk nuk ishte ashtu. Sa herë vinte në shtator, pasi kishte punuar gjatë verës, ndante çdo gjë. Të gjitha gatimet që i dërgonte nëna i hapte në tavolinë dhe i hanim bashkë. Ka qenë periudhë që do mbahet mend”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në nder të deputetit socialist Bashkim Fino

Qeveria shpall ditë zie kombëtare 29 marsin