Nesër do të jetë ballafaqimi i pestë në histori mes Shqipërisë dhe Anglisë, ku kuqezinjtë nuk e kanë shijuar asnjëherë fitoren apo barazimin. Me “Tre Luanët” jemi ndeshur vetëm në fushata kualifikuese të Botërorit, duke regjistruar edhe një golavarazh tepër negativ, 12-1, në katër humbjet totale.
08 mars 1989: Shqipëri-Angli 0-2 (Kualikuese Botërori)
26 prill 1989: Angli-Shqipëri 5-0 (Kualikuese Botërori)
28 mars 2001: Shqipëri-Angli 1-3 (Kualikuese Botërori)
05 shtator 2001: Angli-Shqipëri 2-0 (Kualikuese Botërori)
Në këto ndeshje, peng i madh mbetet eurogoli i shënuar nga Sulejman Demollari, i anuluar në mënyrë absurde nga gjyqtarët, që ende sot e kësaj dite lë pa “tekst” edhe tifozin më të thekur anglez.
Edhe FSHF-ja, në prag të duelit të ethshëm me Anglinë, e sjell në vëmendje këtë rast, këtë gol të rrallë, të anuluar në mënyrë krejt të pashpjegueshme.