MENU
klinika

arrestohet i riu në Elbasan

Përndiqte një 21-vjeçare dhe e kërcënonte nëpërmjet telefonit

07.03.2021 - 13:16

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi kërcënonte dhe përndiqte një vajzë.

Në pranga ka rënë S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, kërcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një shtetase 21-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin:

S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, kērcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një shtetase 21-vjeçare.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale,” njofton policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN