MENU
klinika

Aksident në hyrje të Pogradecit

Përplasen dy mjete, humb jetën një prej shoferëve

03.03.2021 - 07:32

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak pas mesnate në Pogradec. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanËeb” se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit, në afërsi të një pike karburanti.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë ka gjetur vdekjen nëri prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi Delor Latifllari.

Pas ngjarjes, Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Enea Yzellari, 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

“Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip ‘Ford’, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN