MENU
klinika

NBA

Philadelphia fiton duelin e kryesuesve, Lakers bien sërish

04.03.2021 - 11:49

Superndeshja mes dy skuadra kryesuese Lindje-Perëndim përfundoi me fitoren e Philadelphias, teksa mposhti 131-123 ndaj Utah Jazz. Kryuesuesja e Lindjes u tregua më e fortë, sfidë ku u dallua Joel Embiid, autor i 40 pikëve e 19 rebound. Në kahun tjetër, një ndeshje të mirë bëri Mitchell me 33 pikë, por që mbetën për statistikë.

Vijon momenti pozitiv për Brooklyn Nets, që mundi 132-114 Houston Rockets. Kjo ishte sfida e parë për James Harden si rival i ekipit teksan, ku luajti 8 sezonet e fundit. Ai bëri diferencën në këtë ndeshje me një tjetër “triple double”, 29 pikë, 10 rebound e 14 asist, duke i bërë të pavlefshme 69 pikët e dyshes Oladipo-Wall për vendasit.

Zhgënjen sërish skuadra e Los Angeles Lakers, që u mund 123-120 nga Sacramento Kings. Mungesa e LeBron dhe Davis u ndje te kalifornianët, ndërsa për vendasit u dallua Hield me 29 pikë. Humbet edhe Golden State, që u mund 108-106 nga Portland Trail Blazerz. Curry realizoi 35 pikë, por nuk mjaftuan. Ndërsa Dallas Mavericks mposhti 87-78 Oklahoma City Thunder.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN