MENU
klinika

Protesta të dhunshme në Athinë

Plagosen tre policë, pamjet nga “sheshi i luftës”

10.03.2021 - 10:33

Një stacion policie është sulmuar nga një grup i dhunshëm në Greqi, që kreu akte vandalizmi duke plagosur tre policë.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga sheshi “Nea Smyrni” që u shndërrua në një zonë lufte për disa orë të tëra.

Raportohet se në protestë morën pjesë 5 mijë persona. Disa makina që ishin të parkuara në zonë u dogjën, ndërkohë që pamjet u postuan në rrjetet sociale. Policia gjeti një çantë shpine me bomba benzine dhe flakadanë.

Në pamje u shfaq një protestues teksa rrihte me shkelma dhe shkopinj një efektiv policie për minuta të tëra, sulm që u konsderua si vrasës nga zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis akuzoi opozitën e SYRIZA-s për minimin e masave për të kufizuar përhapjen e koronavirusit duke bërë thirrje për protesta, mes tensioneve të rritura që nga incidenti i së dielës.

“Thirrja zyrtare e SYRIZA për pjesëmarrje në tubimet e protestave të qytetarëve në mes të pandemisë është një akt i papërgjegjshmërisë së madhe”, tha Mitsotakis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjarjet e fundit midis vendeve

Ambasadorja greke thirret sërish në ministri