MENU
klinika

Sipas mediave italiane

Plani i Juves: Shet Ronaldon te PSG dhe merr Icardin

05.03.2021 - 21:17

Në një situatë të tillë si ajo e lidhur me pasojat e pandemisë, edhe klubi më i shëndoshë ekonomikisht në futbollin italian është i detyruar të kursejë. Paga vjetore neto e Cristiano Ronaldos prej 31 milionë euro është një kosto e paqëndrueshme edhe për Juventusin.

Për momentin, është e komplikuar të mendosh për një vit tjetër të CR7 bardhezi. Madje mediet italiane shkojnë më tej, duke sjellë te Juventus fiksimin e vjetër: Mauro Icardi.

Ronaldo mund të transferohet në Paris. Thashethemet për interesin e PSG kanë vazhduar për mjaft kohë, edhe pse emirët e devijuan vëmendjen te Leo Messi sapo mësuan për gatishmërinë e tij për të lënë Barcelonën.

Sidoqoftë, CR7 gjithmonë ka gati MLS alternativë, me Inter Miami të Beckham, i cili tashmë e ka bërë të ditur se dëshiron një emër të fortë si ai i portugezit për të lancuar markën e tij në të gjithë botën. Negociatat Juve-PSG për Icardi, në çdo rast, janë pa marrë parasysh destinacionin e ardhshëm të Ronaldos.

Menaxherët e bardhezinjve kanë provuar për ish-sulmuesin e Interit në disa raste, por verën e ardhshme mund të jetë marrëveshja e duhur, duke pasur parasysh që parizienët me siguri nuk do të bënin karta false për të mbajtur një lojtar që nuk luan.

Icardi i kushtoi PSG-së 50 milionë euro plus 8 mln bonuse. Zgjidhja për ta sjellë atë në Torino mund të jetë ajo e një huazimi me të drejtën e shlyerjes sezonin pasardhës ose atë pas tij. Në këtë mënyrë Juventus do të shpërndante investimin ndër vite.

Por vullneti për të ndërhyrë në pagat nuk ka të bëjë vetëm me Ronaldon. Dy lojtarë me parametra zero arritën në verën e vitit 2019, Ramsey dhe Rabiot, që kushtojnë shumë dhe menaxhmenti i Juventusit po mendon t’i shesë ata diku tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN