MENU
klinika

"Zbatoni ligjet të mos përfundoni si policët e Mubarakut, nën këpucët e popullit"

Presidenti përplaset me policinë, thirrja e fortë ndaj efektivëve

12.03.2021 - 13:17

Ka precipituar situata në ambientet e zyrave të partisë Fryma e Re Demokratike në Tiranë, ku me policët bashkiakë është përplasur edhe presidenti Ilir Meta.

Kreu i shteti tha se ishte telefonuar nga kryetari i FRD-së, Sali Shehu ndërsa i ka bërë thirrje policëve të Bashkisë dhe të Shtetit shqiptar, që të mos i binden urdhrave të Veliajt dhe Ramës.

“Duke përdorur bashkinë bandë, është tepër irrituese e paralajmërim për gjithë qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë mbi një proces zgjedhor me garanci e integritet

I bëj thirrje opozitës të zgjohet e mos lejojë më as një prekje të rregullave të garës se do jetë vonë për të e jo për shqiptarët nëse do tolerojë sjelljet e partisë bandë.

Pas telefonatës së bërë nga kryetari i FRD Tiranë e po kaloja këtu rastësisht ju e patë si dhunohet kreyetari i FRD të Tiranës në kushtet kur këtu vjen presidenti, i bej thirrje policëve bashkiake e policeve të shtetit zbatoni ligjet të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën kepucet e popullit shqiptar.

I bej thirrje kryepalacos së bashkisë bandë, ti e di shumë mirë ca ke bërë pa firma dhe me firma, mos iu bind më urdhrave të të çmendurit se ai do nxjerrë kartelën e te semurit psiqik për 25 prill, ndoshta dhe më herët”, u shpreh Presidenti Meta.

Kujtojme qe me heret gjate paradites, policia bashkiake mesyu ne zyrat e selise se FRD ne Tirane. Sipas policise Bashkiake, zyrat duhet te liroheshin sepse do te kryheshin punime mirembajtjeje.