MENU
klinika

"Gjithçka që ata duan nga ne përshtatet në një fjali"

Presidenti serb Vuçiç: Jemi në pozitë të pashpresë…

07.03.2021 - 11:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se gjithçka që duan shtetet perëndimore nga Serbia përshtatet në një fjali – njohja e pavarësisë së Kosovës.

Pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Vuçiq theksoi se ai pret që dialogu të vazhdojë në fillim të majit, ndërsa tha se Serbia është në një pozitë të pashpresë.

“Serbia është në një pozitë të pashpresë, jo sepse nuk ka qenë kurrë kështu, por është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja t’u thoja të gjithë qytetarëve se Serbia se në të gjithë hemisferën perëndimore pritet që Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe ky është thelbi i gjithë procesit. Gjithçka që ata duan nga ne përshtatet në një fjali, gjithçka tjetër është e parëndësishme. Nuk ka ndryshuar shumë, përveç se kjo dëshirë do të jetë më e theksuar dhe madje më drastike se më parë”, u shpreh Vuçiq.

Ai tha se do të insistojnë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që përfshin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 “Ne do të insistojmë më fort dhe më qartë se më parë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë të plotë, dmth krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç parashikohet në atë dokument në gjashtë pikat e para. Ne do të presim që kjo të ndodhë”, tha Vuçiq.

Ai tha se në këtë drejtim, u referohet fjalëve të përfaqësuesve evropianë, si dhe të dërguarit special Miroslav Lajçak – i cili ditët e fundit ishte në Beograd – me të cilin tha se u dakorduan që duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura.

“Shpresoj se disa nuk do të mendojnë se mund të ndodhë që të mos zbatohen marrëveshjet dhe të presin që Serbia të pranojë atë që nuk mundet”, tha presidenti serb.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN