MENU
klinika

Formula 1

Prezantohet Haas, vëmendja te Mick Schumacher

04.03.2021 - 12:47

Skuderia Haas është skuadra e radhës e Formula 1 që ka zbuluar makinën në të cilën do të garojnë në botërorin më spektakolar të automobilizmit. Me dyshen Mick Schumacher-Mazepin, çifti me moshën më të re në historinë e këtij sporti, skuderia amerikane ka befasuar edhe në një tjetër aspekt.

Makina ka ndryshuar totalisht look, kjo e ndikuar edhe nga sponsorit. Në fakt, skuderia Haas sponsorizohet nga një kompani plehrash, pronar i së cilës është babai i rusit Mazepin, i cili nuk do të mund të garojë me flamurin e Rusisë për shkak të pezullimit nga WADA.

Haas ka hequr dorë nga e zeza e sezoneve të fundit, duke kaluar në të bardhë, të kuqe dhe blu. Sytë e të gjithë janë padyshim mbi djalin e legjendës së këtij sporti, Michael Schumacher. VF-21, do të zbres në pistë nga data 12 deri më 14 mars në Bahrein, ku pilotët do të njihen me njëvendëshen në provat e para zyrtare.

Skuadra amerikane përfundoi e nënta në kampionatin e konstruktorëve vitin e kaluar dhe pritet të përballet me shumë sprova këtë sezon. E gjitha kjo për shkak se puna e konstruktorëve nuk ka qenë në nivelin e duhur, pasi fokusi është përqendruar në makinën e sezonit të ardhshëm, e cila do të quhet VF-22.