MENU
klinika

Nicole Scherzinger bashkëpunim me Luis Fonsi

Pritet një ‘Despacito’ numër 2

06.03.2021 - 10:53

Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger do të sjellë së shpejti një këngë të re, për klipin e së cilës është duke xhiruar ditëve të fundit.

Sipas Daily Mail, ajo ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj duke publikuar pamje nga xhirimet e këngës “She’s Bingo” në bashkëpunim me Luis Fonsi.

Nga fotografitë që tashmë ka publikuar nga xhirimet, Nicole shfaqet e veshur me të zeza dhe e mbuluar nga stoli ari. Edhe pse 42-vjeçe, Nicole duket më në formë se kurrë.

Kujtojmë se këngëtarja është në lidhje me Thom Evans që nga viti 2019, me të cilin është njohur gjatë “X-Factor Celebrity”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN