MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse shfaqen strijat?

04.03.2021 - 10:04

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pse shfaqen strijat?

Mjeku: Strijat shfaqen si pasojë e tendosjes së tepërt të lëkurës. Shtresa e mesme e lëkurës, derma, është e ndërtuar nga indi lidhor dhe fijet e kolagjenit e të elastinës. Këto fije i japin lëkurës tonus dhe elasticitet. Në rast se këto fije tërhiqen jashtë mundësive të elasticitetit të tyre për arsye të ndryshme, atëherë këputen. Këputja e tyre shfaqet në sipërfaqe, në trajtën e strijeve të lëkurës. Shfaqja e strijeve është e zakonshme në situata të ndryshme, si për shembull:

Grave gjatë shtatzënisë u shfaqen strijat për shkak të tërheqjes së lëkurës për t’i bërë vend bebit që po zhvillohet.

Strijat ndonjëherë shfaqen kur shtoni menjëherë në peshë ose kur bini menjëherë nga pesha. Adoleshentët gjithashtu mund të vënë re shenja të strijave për shkak të zhvillimit të tyre të menjëhershëm.

Mundësia juaj për të pasur strija rritet nëse:

Jeni grua

Keni në familje njerëz që kanë strija

Jeni shtatzënë

Jeni mbipeshë

Keni pasur një rënie ose shtim drastik në peshë

Merrni disa lloj ilaçesh që ulin elasticitetin e lëkurës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.