MENU
klinika

Lehtësime në sezonin veror: Ja kur do të marrim frymë lirisht!

Rama: Jam besimplotë se shumë shpejt do të nisim vaksinimin masiv

02.03.2021 - 13:46

Kryeministri Edi Rama tha se ende nuk ka një datë se kur do të nisë vaksinimi në masë i popullsisë, pasi ende po punohet për të siguruar vaksina.

Në një konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se besimplotë se në sezonin veror do të ketë lehtësime sa i takon zinxhirit të infektimeve.

Sipas kryeministrit Rama, shumë shpejt do të marrim frymë lirisht.

“Nuk di ç’domethënë a ka një datë për vaksinimin masiv, kur këtu bëhet fjalë për të siguruar një sasi dozash që garantojnë një fushatë masive çdo ditë vaksinimi.

Përsa kohë kjo sasi dozash nuk është në Shqipëri data që më kërkoni është muhabet. Ta hedhim në fall.

Unë jam shumë besimplotë që ne do të kemi shumë shpejt mundësinë që të marrin fryme lirisht dhe të fillojmë një vaksinimin masiv me ambicien që sezonin veror ta kemi të lehtësuar nga pesha e zinxhirit të infektimeve”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Imagjinoni ç’do ndodhte nëse s’i shërbenim qytetarëve në karantinë"

Rama bën ‘bilancin’ e fundit për këtë mandat


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore