MENU
klinika

Përplasja e mbështetësve të PS e PD në Elbasan

Rama: Në 20 vite s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie!

14.03.2021 - 11:30

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në “Twitter” pas incidenteve në Elbasan ku u prit me ovacione e thirrje “Rama ik “, gjë që solli dhe përplasje mes mbështetësve.

Rama thotë se në 20 vjet nuk kishte parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, teksa nuk ngurron të përmen dhe presidentin Meta. Për kreun e PD, Rama thotë se kishte parkuar makinën në korsinë e biçikletave dhe ishte fshehur mes tyre.

“Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!
Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!”, shkruan Rama.

Rama Tw

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN